Marrëveshje 750 milionëshe, Liverpool thyen rekord në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marrëveshje 750 milionëshe, Liverpool thyen rekord në Premierligë

20:53 | 11 Prill 2019

Liverpool është njoftuar se do të realizojë një marrëveshje rekord.

Referuar raporteve, Liverpool është njoftuar se do të realizojë një marrëveshje rekord me prodhuesin e veshjeve sportive Nike.

Madje bëhet me dije se kontrata e re mes Liverpool dhe Nike do të thyejë rekordin e vendosur nga marrëveshja aktuale mes Manchester United dhe Adidas, e nënshkruar për 750 milionë sterlina, që do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm.

“Të Kuqtë” fitojnë 45 milionë sterlina në vit nga marrëveshja aktuale që kanë me New Balance.

Konkretisht është Manchester United klubi që zotëron kontratën më të shtrenjtë në Premier League, i ndjekur nga marrëveshja prej 60 milionë sterlina në vit e Arsenal që hyn në fuqi vitin e ardhshëm, sikurse dhe Manchester City që ka njoftuar së fundmi marrëveshjen e re me Puma, në vlerën e 65 milionë sterlina në vit.

Chelsea mund të barazojë ofertën e “Topçinjve” në partneritetin me Nike, por gjithsesi Tottenham mbetet ende mbrapa me vtëm 30 milionë sterlina çdo vit.

Marrëveshja aktuale e Liverpool skadon në fund të sezonit 2019/2020, ndaj dhe rezultati i ekipit të Klopp në Champions League dhe Premier League do të diktojë jo pak negociatat për marrëveshjen e re të veshjeve sportive.

Pavarësisht rekordit që Liverpool mund të vendosë në Premier League me marrëveshjen e re, do të mbetet gjithmonë shumë pas gjigantëve të Europës, si Barcelona dhe Real Madrid, që fitojnë respektivisht 100 milionë dhe 98 milionë sterlina në vit. Klubi katalanas nisi në vitin 2018 marrëveshjen e re 10-vjeçare me Nike, ndërsa rivalët e tyre nisën bashkëpunimin me termat e reja për një kontratë po aq afatgjatë në 2015-ën me Adidas.

Nuk përfundon me kaq, sepse raportet bëjnë me dije se “Los Blancos” janë në bisedime për një marrëveshje të re që kalon vlerën e 1miliard sterlinave për dekadën e ardhshme me kompaninë gjermane.

Komento: