Marrëzia e serbëve në veri, planifikojnë t’i sulmojnë automjetet e Policisë së Kosovës

13:51 | 29 Maj 2023

Në rrjetin social Telegram, aplikacion ky i financuar dhe kontrolluar nga shërbimet ruse, është duke u komentuar mbi taktikat se si t’i neutralizojnë automjetet e blinduara të Policës së Kosovës në veri të vendit.

Ata tregojnë detaje se si duhet të sulmohen këto mjete.

“Taktikat luftarake kundër automjeteve të blinduara Arquus Bastion që janë armë të Policicisë së Kosovës (më saktësisht njësit speciale ROSU). Çka mendoni cila është pika më e dobët që blinda franceze të paaftësohet?”, është pyetja e shtuar në disa nga kanalet në Telegram.

Po ashtu, komentuesit serbë dhe rusë japin propozime se cilat armë duhet të përdorën.

“Molotov, armë të kalibrit 7.62*39 mm, zollë, molotov në dritare të shoferit, gozhda, të gjitha gomat në armë 7.62, dy koktej me molotov në goma dhe rregullohet kjo punë, në timon më së miri, dron pink, dyert e fundit dhe nyjat, ngjyrë në pjesën e përparme të veturës”, janë disa nga propozimet e tyre.

Kujtojmë se serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan, por edhe ndaj veturave tjera.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre.

Komento: