
Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.
Cristiano Ronaldo i ka thënë Massimiliano Allegri se ai do të qëndrojë në Juventus, me një verë të ngjeshur me spekulime mbi të ardhmen e portugezit,përcjell ORAinfo.
Superylli portugez që hyri në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Serie A dhe janë bërë pyetje se sa kohë ai do të qëndrojë te italianët.
Kthimet në Real Madrid ose Manchester United janë diskutuar, së bashku me lidhjet e vjetra me Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por fituesi pesë herë i Topit të Artë nuk do të shkojë askund para afatit të rekrutimit më 31 gusht./ORAinfo/