Marrja e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës, refuzohen 147 aplikacione

11:47 | 19 March 2019

Refuzohen 147 aplikacione për marrjen e statusit.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Ilmi Reçica ka takuar sot ish-presidenten, Atifete Jahjaga.

Temë kryesore e këtij takimi kanë qenë viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Përmes komunikatës dërguar mediave u bë e ditur se ministri Reçica tha se me të marrë detyrën, ndër prioritetet kryesore ka qenë përkushtimi për këtë kategori.

Ai theksoi se përkushtimi që ata të mos ndihen në faj për atë që padrejtësisht është ushtruar mbi ta duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm.

Ministri Reçica dhe ish-presidentja Jahjaga më pas vizituan së bashku Komisionin Qeveritar për Verifikim dhe Njohje të Statusit të të Dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u njoftuan për së afërmi rreth procesit dhe punës që është duke bërë Komisioni.

E nga të dhënat e këtij komisioni është bërë e ditur se 301 persona kanë fituar deri më tani statusin e të dhunuarës-it gjatë luftës.

Të njëjtat flasin se deri më datën 18 mars të këtij viti, 147 raste janë refuzuar.

E nga kjo shifër, 968 raste janë në pritje për trajtim.

Komento: