Marseille nuk e blen, Pavard transferohet te rivalët e Interit

15:45 | 13 Janar 2026

Benjamin Pavard rikthehet në Serie A, por jo te Interi.

Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard u largua gjatë verës nga Interi, për tiu bashkuar Marseille në formë huazimi.

Por skuadra franceze nuk planifikon ta aktivizojë opsionin e blerjes dhe Pavard në qershor do të rikthehet te Interi.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Chivus dhe nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Milano, pasiqë një tjetër skuadër big ka shfaqur interesim për 29-vjeçarin.

Sipas Calciomercato, Roma synon transferimin e Pavard në verë, në rast se ky i fundit rikthehet te Interi.

Komento: