“Marsi sjell pranverën, gratë barazinë”, viti i pestë i muajit të grave të GVV-së

13:33 | 01 Mars 2024
“marsi-sjell-pranveren,-grate-barazine”,-viti-i-peste-i-muajit-te-grave-te-gvv-se

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ndarë një fjalim të veçantë për gratë e vajzat.

Ajo edhe këtë vit përmendi sloganin që përfaqëson muajin mars për gratë e Lëvizjes Vetëvendosje “Marsi sjell pranverën, gratë barazinë”.

Ndër të tjera ajo theksoi posaqërisht aktivitet që do të mbahen për muajin Mars, sipas saj muajin e grave.

“Të dashura vajza e gra, edhe në këtë vit, së bashku e për njëra-tjetrën, shënojmë muajin mars nën sloganin tashmë tradicional “Marsi sjell pranverën, gratë barazinë”. Ky është viti i pestë që ne shënojmë Marsin si muajin e grave në organizatën tonë. Nga sot si GVV do të fillojmë me aktivitete të cilat për synim kanë shtrirjen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Do të jemi bashkë në takime e tubime, e bashkërisht do të vizitojmë gra e vajza gjithandej vendit, do të nderojmë me homazhe gratë heroina e dëshmore të kombit, do të organizojmë aktivitete e aksione në frymën e përpjekjes tonë për kontribut në adresimin e përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në vendin tonë:, u shpreh Haxhiu.

“Angazhohemi në përditëshmëri për pavarësinë ekonomikë të vajzave dhe grave, edukimin dhe qasjen në arsim, në shërbimet shëndetësore, barazi në pronë dhe në vendet e punës, njohjen e të drejtave riprodhuese, të drejtën për të vendosur vet për vetën, të drejtën për jetë të dinjitetshme”.

“Si kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje, si ministre e Drejtësisë dhe mbi të gjitha si aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me ministre, deputete, aktiviste gra e vajza do të jemi përkrah jush për ta dëgjuar njëra-tjetrën dhe për të adresuar mundësitë më të mira për të ecur përpara si gra dhe të përmirësojmë jetën e mirëqenien të gjitha grave pa dallim”.

“Angazhimin e përditshëm, gjatë marsit do ta intensifikojmë. Jemi bashkë në përpjekjet tona për drejtësi, barazi dhe jetë të dinjitetshme”.

Komento: