
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Kosova mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, megjithatë ka theksuar se sa mëe suksesshme të jetë në reforma dhe dialogun Kosovë-Serbi shanset janë më të mëdha për të nis negociatat.
Kos në konferencën për medie pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti u bëri thirrje akterëve politikë për krijim të institucioneve stabile dhe funksionale. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos theksoi se Kosova dhe BE ndajnë fatin e përbashkët dhe nuk mund të mendohet një Evropë pa Kosovën.
“Kosova ka bërë shumë në periudhat e fundit dhe akoma mund të bëhet dhe Kosova dhe BE ndajnë fatin e përbashkët nuk mund të mendojmë për një Evropë pa Kosovën në të dhe jam e kënaqur që mora sigurimet nga kryeministri që Kosova qëndron dhe përfundon në rrugën evropiane. Dua t’iu siguroj që BE mbetet e përkushtuar në të ardhmen evropiane të Kosovës… Normal që ka vend për Kosovën në BE dhe në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data por masim përparimit në atë mënyrës që është aq e rëndësishme sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave aq më e suksesshme”, tha Kos.
“Sa më e suksesshme do të jetë Kosova në zbatimin e reformave, sa më e suksesshme do të jetë në dialogun Beograd-Prishtinë shanset janë më të mëdha që të nisin negociatat. Prandaj, kjo është pjesa politike. Siç e dini, procesi i anëtarësimit ka një pjesë të negociatave teknike, ndërsa pjesa tjetër lidhet me dinamikën politike në shtetet anëtare. Dhe thirrja ime për veprim ndaj çdo vendi kandidat është që të angazhohet edhe me shtetet anëtare, dhe atëherë kjo mund të ndodhë. Prandaj nuk mund t’ju jap një vit të caktuar, por jam 100% e sigurt dhe do të punoj pa u lodhur për qëllimin që ta afroj Kosovën gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian”, është shprehur Kos.
Ajo edhe njëherë ka theskuar se nuk mund të ketë siguri në Evropë ka Kosovën dhe se vendi ynë është pjesë integrale e një perspektive më të gjerë.
“Jeni sot në një moment kritik. E para, jeni para zgjedhjeve. E dyta është se, kur kemi folur sot për procesin e zgjerimit nga një perspektivë më e gjerë, ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe, për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme do të kemi shtete të reja anëtare. Ky proces i anëtarësimit është shtyrë përpara edhe për shkak të aspektit të sigurisë. Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një perspektive më të gjerë, pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim. Është detyrë e përbashkët mes bashkëpunimit rajonal dhe përmes integrimit në BE. Një prej detyrave më të mëdha është që të kujdesemi dhe të fuqizojmë rrugën integruese të Kosovës në BE”,tha ajo.
Komisionerja evropiane për Zgjerim e Bashkimir Evropian, Marta Kos edhe nga foltorja e Qeverisë u bëri thirrje klasës politike në vend ta kthejnë stabilitetin tek administrata publike në vend.
“ Në këtë vizitë është që të kërkojë nga klasa politike që të kthejnë stabilitetin tek administrata publike në Kosovë dhe do të ishte mirë që të formonit institucione stabile dhe funksionale dhe siç e shihni siç e shihni, në Bruksel 2026 është një vit që të gjejë dhe të hap një mundësi për Kosovën dhe i kam premtuar Kurtit që pasi që t’i funksionalizon të gjitha institucionet pas zgjedhjeve do të kthehem dhe pastaj do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën dhe gjithashtu me rëndësi për BE-në. është me rëndësi që pasi kuvendi i ri të formohet dhe udhëheqësia të bashkohet dhe të rezultojnë me formimin e institucioneve qeveritare dhe të ndërpritet ky ngërç dhe ky qorrsokakë politik… Shumë reforma kanë stagnuar për shkak të zgjedhjeve të përsëritshme dhe Kosova duhet të zë hapin me BE për prioritet e përmendura”, tha ajo.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun.
Vizita e së premtes në Kosovë është e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.