Martesa ‘dramarike’ e Norës me Robertin

18:15 | 20 Gusht 2021

Martesa ‘dramë’ e Norës me Robertin: 13 vite bashkë, fëmijë në mes, ndarje dhe tentimi për t’u ribashkuar.

Ishte 3 shtatori i vitit 2014 kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha kurorëzuan lidhjen e tyre shumë-vjeçare me martesë.

Me një një dasmë me familjarë e të ftuar personazhe të njohura të ekranit, ku gjithçka ka qenë e kuruar deri në detaj, çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit, në njërën nga restaurantet e Prishtinës.

Viti 2014 – Foto nga martesa e Nora Istrefit dhe Robert Berishës
Dashuria e tyre filloi të marrë edhe më shumë formë kur u dha lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Në maj të 2015, Nora Istrefi mori epitetin nënë, duke sjellë në jetë vajzën e quajtur Renee, ndërsa kishte zgjedhur Shkupin për ta sjellur në jetë vogëlushen.

Kur dukej se çdo gjë kishte marrë kuptim për çiftin Nora-Robert, ky i fundit gjatë vitit 2019 dha lajmin për ndarjen, pas plot 13 vitesh lidhje e martesë së bashku.

Këngëtari zgjodhi që pikërisht këtë lajm ta japë vet para publikut, përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa shkroi se i kishte borxh asaj tërë jetën.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje në vitin 2019:

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..😍 dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet 😎 permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën 😘 I wish you all the best,”– shkruante Robert Berisha krahas një fotografie ku dyshja shihen me të bijën në karrocë.

Një muaj pasi Roberti bëri këtë deklaratë, ai u fotografua me një vajzë tjetër, e që ishte Jessica Kadiu, por që ndryshe nga modelja, këngëtari zgjodhi që në asnjë moment mos ta pranonte një gjë të tillë.


Nuk shkoi gjatë, Jessica përmes shkrimeve në rrjete sociale tregoi se ka qenë bashkë me Robertin, dhe nuk ishte ajo që kishte shkatërruar martesën e tij me Nora Istrefin, pasi lidhja e tyre ndodhi më vonë.

Kur çdo gjë ishte qetësuar për ish çiftin, e tashmë kishin ndarë rrugët, ditën e djeshme ( 19 gusht 2021), Nora dhe Roberti së bashku me vajzën e tyre fotografohen në aerporton “Adem Jashari” në Prishtinë.

Por, pavarësisht kësaj, çifti nuk kanë deklaruar ende nëse po shkojnë drejt rindërtimit të martesës së tyre, apo gjithçka po e bëjnë për hatër të vajzës së tyre të vetme, Reneesë, duke lënë kështu shumë pikëpyetje për publikun që i ndjekë.

Komento: