Martin Berishaj kthehet në Prishtinë, merr pjesë në konferencën e ambasadorëve – aty ishin edhe Kurti e Gërvalla

22:38 | 28 December 2024
martin-berishaj-kthehet-ne-prishtine,-merr-pjese-ne-konferencen-e-ambasadoreve-–-aty-ishin-edhe-kurti-e-gervalla

Sot kanë nisur punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në hapjen e kësaj konference, mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e kryediplomatja Donika Gërvalla.

Në mesin e tyre, është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është duke u hetuar nga autoritet. Ai u kthye në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e 7-të të kësaj konference.

Berishaj në mars të 2024 ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin e kryerjes së tri vepra penale: “shpëlarja e parave”, “shmangia nga tatimi” dhe “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Berishaj po vazhdon punën e tij në Zagreb anipse është aktualisht është nën hetime.

Komento: