Barcelona në alarm rreth transferimit të Martinez.
Barcelona është vënë në alarm pasi klauzola e lirimit prej 111 milionë eurove e Lautaro Martinez do të skadojë më 7 korrik, raporton MundoDeportivo.
Ylli i Inter ka bërë përshtypje të mëdha këtë sezon, dhe është objektivi kryesor i transferimit për gjigantët e La Ligas.
“Ekziston një klauzolë e cila skadon më 7 korrik”, ka deklaruar drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, përcjell lajmi.
“Ne do të shohim se çfarë Barcelona do të bëjë fillimisht, dhe pastaj do të ulemi në tavolinë me lojtarin për të parë se çfarë mund të bëjmë”.
Martinez, që ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, këtë sezon ka shënuar 16 gola, duke kontribuar edhe me katër asistime.