Martinez i dëshpëruar nga sjella e Lukakut

18:51 | 27 Korrik 2023

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është kthyer të flas për një nga temat më të komentuara në kampin zikaltër, atë të Romelu Lukakut.

Teksa zikaltrit ishin duke biseduar me Chelsean për të shikuar mundësitë që të transferonin belgun, ai kishte filluar bisedimet me rivalët më të mëdhenj të klubit nga Milano, Juventusin.

Gjatë kësaj kohe sulmuesi 30-vjeçar kishte ndërprerë kontaktet me Interin, por duket edhe me shokët e ekipit, kjo u zbulua në një intervistë nga ai në Gazzetta dello Sport.

“Isha i dëshpëruar nga Romelu, është e vërtetë. Tentova ta thërrisja në ato ditë kaosi, por ai kurrë nuk mu përgjigj, njëjte edhe bashklojtarëve tjerë”.

“Isha i dëshpëruar. Por, në rregull, është zgjedhja e tij”, ka thënë Martinez.

Komento: