Martinez: Interi e meritoi finalen, do ta japim maksimumin ta fitojmë trofeun.
Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.
“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.
“Uniteti i grupit e frymwzoi Interin tw arrijw finale. E kam përjetuar në një Botëror, kjo është e rëndësishme. Nëse keni një grup të bashkuar, gjërat janë më të lehta. Ne kemi treguar se Interi e meriton këtë moment që është i rëndësishëm për një lojtar” – tha Lautaro, njofton tuttomercatoweb, transmeton lajmi.net.
“Sa herë që luaj, përpiqem të përmirësohem dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Pasi fituam Kupën e Botës, e dinim se kishim një mundësi të rëndësishme për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ja ku jemi. Duhet luajtur finalet. Kemi arritur në këtë moment, do ta japim maksimumin në finale”, deklaroi argjentinasi.
Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.
Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00.