Martinez refuzon mega-ofertën nga Arabia Saudite

14:24 | 22 July 2023

Lautaro Martinez refuzon mega-ofertën nga Arabia Saudite.

Lautaro Martinez raportohet se ka refuzuar një ofertë me vlerë rreth 240 milionë euro nga një klub nga Arabia Saudite, për të qëndruar Interi.

Të premten u raportuar se sulmuesi argjentinas kishte marrë një ofertë për kontratë katër-vjeçare nga një klub saudit, emri i të cilit nuk u zbulua, transmeton Gazeta Express.

Oferta thuhet se me vlerë prej 60 milionë eurosh neto në sezon, një pagë 10 herë më shumë se paga e tij aktuale.

25-vjeçari, i cili ka edhe tre vite kontratë me Interin, është një prej futbollistëve kryesorë te “zikaltërit” dhe pritet të emërohet kapiten i ri për sezonin e ardhshëm.

“La Gazzetta dello Sport” zbuloi se Martinez refuzoi ofertën fitimprurëse nga Arabia Saudite, duke mos dashur të largohet nga “Guiseppe Meazza”.

Interi e konsideron lojtarin si të pashitshëm dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë nën 150 milionë euro, duke e bërë atë figurën qendrore në projekt.

Sezonin e kaluar, Lautaro Martinez shënoi 28 gola dhe dha 11 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: