Masa të reja për qytetarët e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Serbi

13:27 | 14 Gusht 2020

Këto janë masat e reja për qytetarët e huaj që dëshirojnë të hyjnë në Serbi, kush duhet të dëshmojë një test negativ PCR.

Serbia ka marrë masa të reja për disa shtete të rajonit sa i përket luftës kundër pandemisë globale të coronavirusit.

Të huajt që shkojnë në Serbi nga disa vende të caktuara do të duhet të kenë një test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë.

Vendimi vlen për Maqedoninë Veriore, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, tha për RTS-in epidemiologu, Darija Kisic Tepavcevic.

U vendos gjithashtu të ndalen kufizimet që zbatohen për qytetarët e Malit të Zi. Të gjitha masat hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme.

Theksojmë se testi PCR nuk kërkohet për shtetasit serbë që vijnë nga këto vende e lartcekura.

Ndryshe, Serbia ka konfirmuar 28751 raste me COVID-19 gjersa kanë vdekur 658 persona.

Komento: