Masa*kra e Reçakut, SHBA: Nxiti botën të veprojë – Nderojmë vikt*imat, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi

13:08 | 15 January 2025
masa*kra-e-recakut,-shba:-nxiti-boten-te-veproje-–-nderojme-vikt*imat,-riperterijme-angazhimin-per-drejtesi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se SHBA-të qëndrojnë me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të kësaj masakre.

Në reagimin e ambasadës thuhet se, derisa nderohen viktimat, SHBA-të ripërtërijnë angazhimin për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.

‘‘Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin. #KurrëHarro’’, ka shkruar ambasada.

 

 

Komento: