Masakra nga forcat serbe në Krushë të Madhe, Osmani: Familja Berisha nga Suhareka u përballë me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë

11:20 | 26 Mars 2026
masakra-nga-forcat-serbe-ne-krushe-te-madhe,-osmani:-familja-berisha-nga-suhareka-u-perballe-me-barbarine-e-regjimit-gjenocidal-te-serbise

Sot është mbajtur tubim përkujtimor në 27 vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani thekson se në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku duhej të mbretëronte jeta dhe siguria, anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Osmani thekson se 49 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare , u masakruan mizorisht, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu, në përpjekje për të fshehur krimin dhe për t’i shuar gjurmët e së vërtetës.

“Në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku duhej të mbretëronte jeta dhe siguria, anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë. 49 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare , u masakruan mizorisht, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu, në përpjekje për të fshehur krimin dhe për t’i shuar gjurmët e së vërtetës.

Fati deshi që tre prej tyre, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, të shpëtonin. Ata mbetën jo vetëm dëshmitarë të një krimi të rëndë, por edhe zë i kujtesës që nuk shuhet.

Kjo histori nuk është vetëm dhimbje, por thirrje për drejtësi. Është kujtesë që nuk lejohet të zbehet, sepse krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten. Kujtimi për krime sikurse ky janë themel i së vërtetës dhe i kërkesës për drejtësi.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët!”, shkruan Osmani.

Komento: