Masat anti-COVID nuk po respektohen në masë të madhe

22:42 | 24 Tetor 2021

Vendi ynë po vazhdon të përballet me koronavirusin.

Megjithëse, ka pothuajse dy vjet prej kur është e obligueshme, qytetarët e Kosovës nuk po i mbajnë maskat.

Këtë po thonë se e bëjnë shpesh nga habia, por se rrallë shohin dikë të mbajë një të tillë, ani se konsiderohet një nga masat kryesore për parandalim të infektimit me virusin COVID-19.

Fort të respektuara nuk janë as kushtet për të hyrë brenda lokaleve.

Disa qytetarë në Malishevë e Gjakovë deklarojnë se rrallë herë i është kërkuar ndonjë dëshmi vaksinimi a test negativ, e cila edhe pas ofrimit nuk është verifikuar.

Ndërkaq vet gastronomët në Podujevë thonë se bazuar në mundësitë që kanë, po mundohen që ti respektojnë masat e përcaktuara.

Komento: