Masat e reja, këto janë komunat që janë futur në zonën e kuqe të rrezikshmërisë

19:16 | 20 Nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar kriteret lidhur me futjen e zonave në bazë të infektimeve me koronavirus.

Nga ky ndryshim ka pësuar Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Lipjani, Kamenica, Novobërda dhe Zveçani duke u futur zyrtarisht në zonën e kuqe. Në këtë zonë, tash e tutje do të përfshihen komunat me mbi 151 të infetkuar në 100 mijë banorë brenda javës.

Nga 11, tashmë kanë kaluar 18 komuna në zonë të kuqe.

Në zonë të kuqe gjenden komunat si në vijim: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Masat e reja të marra nga MSH’ja i gjeni më poshtë:

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

🔴Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

🟡Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zona janë 14 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

🟢Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:

Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Komento: