Masat kundër pandemisë, Qeveria merr vendimin e ri edhe për dasmat

21:59 | 28 Korrik 2020

Qeveria ka marrë vendim të ri edhe në lidhje me dasmat.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Sipas vendimit janë të ndaluara të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

Më shumë se pesë njerëz po ashtu nuk mund të qëndrojnë në sheshe publike apo parqe.

Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive, e të tjera.

Komento: