MASHT dhe DKA-të kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

MASHT dhe DKA-të kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim

17:19 | 16 Janar 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë.

Ministri Bytyqi i ka informuar drejtorët e DKA-ve për gjithë angazhimin që ka bërë MAShT-i, në mënyrë që të arrihet sa më parë një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje, e cila më së shumti po i dëmton nxënësit.

Gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

Në këtë takim u morën dy vendime:

I bëhet thirrje SBAShK-ut për ndërprejn e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme.

U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje.

Komento: