Mashtrimi me çmime në Interex: Qytetari e merr produktin në raft me çmim 2,99, por tek arka e paguan 3,55

12:13 | 09 November 2021

Një qytetar është ankuar për ndryshime të çmimeve nëpër markete.

Para dy ditësh, sipas tij, ai ka marrë një produkt që më raft kishte çmim tjetër e në arkë tjetër.

Siç i ka treguar edhe me fotografi, ai ka marrë një kafe me çmim tek rafti 2,99 euro, mirëpo në arkë iu faturua 3,55 euro.

Ai i ka thënë gazetës se ky është mashtrim me gjoja zbritje, pasi në arkë produktet po faturohen pa zbritje.

Komento: