Rita Ora është mashtruar.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora është një prej viktimave të mashtrimit prej 3.4 milionë paund.
BBC shkruan se autori i mashtrimit është 37-vjeçari Andreë Munday, një kontabilist që pranoi mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, ish- anëtarëve të jurisë së X Factor mes tyre dhe të Ritës.
Strategjia e tij ishte të zhvaste personazhet e njohur, ndërsa përdorte paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi, transmeton blitz.al.
Munday merrte para nga fitimet e këngëtareve dhe personazheve të njohur. 37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.
Avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear, tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar. Shear e konsideroi si “mjaft të turpshme” veprimet e Munday.