Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi që e njëjta kishte mashtruar 39 persona duke iu premtuar vende pune jashtë vendi.
Arrestimi i të dyshuarës ka ndodhur më 27 prill.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.