Mashtruan me miell e sheqer, inicohet procedurë gjyqësore ndaj tri bizneseve në Ferizaj

08:36 | 07 Dhjetor 2023
mashtruan-me-miell-e-sheqer,-inicohet-procedure-gjyqesore-ndaj-tri-bizneseve-ne-ferizaj

Inspektorati i Tregut ka inicuar procedurë gjyqësore ndaj tre operatorëve ekonomik në Ferizaj, mashtruan konsumatorët me peshën e disa produkteve esenciale.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut nga MINT në vazhdën e aktiviteteve inspektuese tek operatorët ekonomik ka realizuar inspektime tek tre operatorë ekonomik në Ferizaj për verifikimin e peshës së disa prej artikujve esencial.

Gjatë këtyre inspektimeve, Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave, kanë konstatuar se disa prej produkteve të miellit dhe sheqerit nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në ambalazh.

Si rrjedhojë, ndaj subjekteve ekonomike janë inicuar procedurat gjyqësore sipas ligjit në fuqi dhe të njëjtave u është kërkuar që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eleminuar këto parregullësi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çdo ditë po vazhdon aksionet në terren për mbikëqyrjen e tregut dhe luftimin e informalitetit, duke siguruar garantimin e ligjshmërisë në tregtimin e mallrave në tregun e Kosovës./Front Online

Komento: