Mason Greenwood arrestohet sërish, ja për çka po dyshohet tani!

12:19 | 15 October 2022

Mason Greenwood është arrestuar me dyshimin se ka shkelur rregullat e lirimit me kusht pasi më herët ishte arrestuar me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.

“The Sun” ka raportuar këtë të shtunë për arrestimin e sulmuesi të Manchester Unitedit, transmeton Express.

Sipas mediumit britanik, Greenwood shkeli rregullat e lirimit me kusht pasi ka kontaktuar me personin që dyshohet se është “viktimë” e tij.

Greenwood thuhet se po merret në pyetje nga policët pasi ata hyrën në rezidencën e tij në mëngjesin e sotëm.

“Policia e Manchesterit është në dijeni të një pretendimi në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe një arrestim është bërë të shtunën më 15 tetor 2022. Hetimet janë duke vazhduar në këtë moment”, tha zëdhënësi policor.

Greenwood është ende në pritje të një vendimi, teksa ishte arrestuar për herë të parë në janar të këtij viti.

Ai kaloi tre natë në paraburgim, teksa lirua me kusht më 2 shkurt.

Futbollisti ende është i suspenduar nga Manchester Unitedi, derisa vendimi i klubit mund të ndryshojë në bazë të vendimit nga autoritetet e drejtësisë.

Komento: