Gjermania gjithmonë ka mbështetur vendin tonë dhe e ka ndihmuar atë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se vendimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në bombardimin e Jugosllavisë ka qenë i drejtë.
Sipas tij ky vendimi i Berlinit zyrtar kishte ardhur pasi kishte parë një dhunim masiv të drejtave të njeriut dhe vrasje masive.
“Bombardimi i Jugosllavisë ndaj Jugosllavisë para 20 vjetësh ka qenë vendim i drejtë, njejtë sikurse edhe vendimi i Gjermanisë për pjesëmarrje në këtë aksion ushtarak”, ka thënë Heiko Mass, trasnmeton Gazeta Express.
Ai thotë se nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të mund të ndodhte nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte.
“Unë nuk mund ta imagjinoj çfarë do të mund të ndodhte atje, nëse nuk do të kishte intervenim”, ka thënë Mass për të përditshmen Sttugarter Zeitung.
Mass thotë se Gjermania vendosi që të merrte pjesë në bombardime pasi një gjë të tillë e pa si një vendim të arsyeshëm.
Dje në Express është botuar edhe një analizë e ‘Gerrman Foreign Policy’, që e konstatonte se vendimi i NATO-s për të bombarduar Jugosllavinë u shndërruar në një precedent, për të ndërhyrë ushtarakisht edhe në vendet tjera, pas miratimin e Këshillit të Sigurimit.
Në këtë analizë, citohet edhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Shroder, i cili ka thënë se me vendimin e Gjermanisë për të marrë pjesë në bombardimet e Jugosllavisë, kishte thyer tabunë 54 vjeçare se ushtria gjermane nuk do të luftonte më.