Javët e fundit, Milani ka qenë i lidhur me disa lojtarë për pozicionin e qendërmbrojtësit.
Stefano Pioli për momentin ka në dispozicion vetëm Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia, kështu që është e qartë se duhet një përforcim.
Sipas MilanNews, Rossonerët janë seriozë në ndjekjen e tyre për Ozan Kabak, të gatshëm për të bërë një përpjekje së shpejti, përcjell ORAinfo.
Kërkesat e Schalke 04 janë shumë të larta, më saktësisht 30 milionë euro, për 20-vjeçarin turk.
Sidoqoftë, Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk do të shkojnë përtej 15-20 milionë euro dhe operacioni po vlerësohet.
Sot priten kontakte të reja me agjentin e lojtarit për të vlerësuar situatën dhe mënyrën e procedimit tutje.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse Milan do të arrij ta bindë Schalken për ta shitur mbrojtësin e tyre për një çmim me të arsyshëm. /ORAinfo/