Massimiliano Allegri në ‘radarin’ e Real Madridit

18:22 | 04 Shkurt 2021

Allegri në ‘radarin’ e skuadrës së Real Madridit.

Real Madridi është duke konsideruar se ish trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri të jetë pasuesi i Zinedine Zidanes në verë.

E ardhmja e teknikut francez mbetet në dyshime dhe thuhet se do shkarkohet në fund të edicionit.

Sipas Cedena Ser, pos Raul Gonzalez që është në kreun e Real Madrid Castilla, si opsion i dytë shihet Allegri.

Nga ana tjetër, edhe Allegri do ishte i hapur që të bëhet trajner i “Galaktikëve”, me të cilët do synonte të realizonte ëndrrën që nuk e arriti me Juventusin, fitimin e trofeut me prestigjiozë në botë, Ligën e Kampionëve.

Allegri nuk është në kreun e ndonjë skuadre që nga viti 2018, derisa ishte i lidhur me stolin e disa skuadrave, si Arsenal, United e PSG.

Komento: