Mateo shpallet i preferuari i publikut në Big Brother VIP Albania 5

10:23 | 18 Shkurt 2026

Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai.

Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.

Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena.

Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.

Së fundmi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u largua konkurrentja Ina Aderi.

Nga dy muaj Big Brother ka pasur situata e ngjarje të ndryshme, që kanë marrë gjithë vëmendjen.

Komento: