Matiçani sot humbi njeriun më human

14:39 | 06 Shtator 2023

Ka ndërruar jetë sot Xhemajl Sinani nga Matiçani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare.

I ndjeri ka kontribuar gjatë shumë viteve në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e shkollave, rrugëve, xhamive si dhe është shquer për humanizëm dhe bamirës. Ai njihej si një nga humanistët më të mëdhenj në Prishtinë, ku vlen të theksohet kontributi i tij i madh për shtëpitë-shkolla gjatë viteve të 90-ta. Poashtu ai ishte financues dhe përkrahës i madh i shoqatës “Nëna Terezë”, sidomos me krijimin e ambulancave gjatë kohës së okupimit.

Xhemajl Sinani dha përkrahje të madhe edhe për logjistikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe kontriuboi për komunitetin islam për ndërtimin e disa xhamive.

Xhemajl Sinani do të mbetet i paharruar dhe përherë në zemrat e bashkëvendasve të tij në Matiçan dhe për të gjithë ata që e njohën veprën dhe kontributin e tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, të mërkurën, në kohën e Ikindisë në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

Komento: