Matoshi godet VV-në: Vijat e kuqet të Lëvizjes Vetëvendosje do të bien sikur tigër prej letre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Matoshi godet VV-në: Vijat e kuqet të Lëvizjes Vetëvendosje do të bien sikur tigër prej letre

15:29 | 23 Maj 2020

Opinionisti Halil Matoshi ka thënë se vijat e kuqet të Lëvizjes Vetëvendosje do të bien sikur tigër prej letre.

Sipas tij, këto vija do të bien siç kanë rënë tregimet e mëdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) në luftën e saj të paskrupullt për pushtet, njofton Klan Kosova.

“Kjo është strategjia me e përgatitë krahun ma ekstrem të VV-së, se vijat e kuqe kanë me rënë si tigër prej letre”.

“Siç ranë një nga një tregimet e mëdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) të VV-së në luftën e saj të paskrupullt për pushtet”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Halil Matoshit:

Mënyra policore ‘puzzle’ e t’shkruemit të Liburn Aliut

Liburn Aliu nuk po e sulmon Kohën Ditore që asht ba zadhanëse e Vjosës dhe Albinit, por me ni gur po tenton me v.ra shumë zoj.

Spari synon me i qit me ni vijë me Kadri Veselin, Agron Bajramin e Besnik Krasniqin, që me ua prishë reputacionin prej gazetarësh t’paanshëm e t’pandikuem, mundësisht me shti mosbesim në Koha Group.

Sdyti, po mësynë me i pajtu militantat se Gjykata Kushtetuese ka me vendosë në favor të krijimit të Qeverisë Hoti!

Streti, po ban përpjekje me i prishë ndërvete Kadrinë e Hashimin!?

Kurse në thelb po i lajmitet Kadrisë (nëse do me t’ba Kryeministër!???) dhe PDK-së, me u ba me VV-në, mas zgjedhjeve, kurdo që ato kanë me u majtë.

Kjo asht strategjia me e përgatitë krahun ma ekstrem të VV-së, se vijat e kuqe kanë me ra si Tigër p’ej letre!

Siç ranë ni nga ni tregimet e mdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) të VV-së në luftën e saj të paskrupulla për pushtet!

Komento: