Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline thotë se me pesë këshilltarë edhe do të funksionte ideja e kryeministrit Albin Kurti, por që ata këshilltarë do të ishin ekpertë të dëshmuar.
’Kjo që thotë Kurti për pesë këshilltarë ndoshta funksionon, por duhet të jenë ekspertë të dëshmuar’’, thotë Matoshi.
Ai ka folur edhe për numrin e këshilltarëve në kohën kur ai ishte këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
‘’Në Qeverinë Haradinaj ishin gjithsej 147 këshilltarë (që pasyshim ishte numër i paarsyeshëm) – të Kryeministrit dhe ministrave – pa e përfshirë në këtë shifër numrin e zyrtarëve tjerë, shefat e stafit, të kabinetit, protokollit, drejtorë për informim, drejtorë sektorësh dhe asistentë të tyre’’ thotë ai.
Analisti Matoshi, potencon se pagat e këshilltarëve të Haradinajt, kishin vlerën po aq përafërsisht sa të atyre që ka sot Qeveria Kurti, ani pse numri i këshilltarëve të Haradinajt ishte më i lartë.
‘’Pra, pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe ministrave kapin shumën 1.5 milion euro, përafërsisht sa i kushtojnë Kosovës këshilltarët Qeverisë Kurti sot!? Realisht ky numër këshilltarësh është i madh dhe i padobishëm, sepse duhet të jenë shumë më pak por profesionistët më të zotë që ka vendi’’ thotë ai për FrontOnline.
/FrontOnline/