Matoshi: Presidentja Osmani e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-në, kryeministri dhe shpura e tij mashtruan

14:08 | 23 November 2024
matoshi:-presidentja-osmani-e-pranoi-se-kurti-na-ka-prishe-me-shba-ne,-kryeministri-dhe-shpura-e-tij-mashtruan

Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para e shtetit s’ka kursyer me kritika e goditje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Matoshi ka shkruar se presidentja Osmani e ka pranuar se Kurti ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tutje ka thënë se fjalimi i Osmanit vërteton që opinionistët dhe gazetarët kritikë si dhe pjesëtarët e opozitës s’kanë shpifur dhe se ata që kanë mashtruar, sipas Matoshit, janë “kryeministri dhe shpura e tij”.

Reagimi i plotë:

Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me ShBAtë!

Kjo dmth se opinionistat nuk kanë rrejt por Kurti & Co

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit, nëse për asgjâ tjetër, duhet me u falenderue për faktin se VËRTETOI përplasjen e Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe talljen, përkatësisht luejtjen bixhoz me aleancat strategjike të Kosovës.

Kjo dmth. se opinionistat e gazetarët kritikë si dhe pjestarë të opozitës nuk shpifen por kryeministri dhe shpura e tij kanë mashtru.

P. S.

Nëse kjo nuk âsht e vërtetë, shpura e Kurtit s’ka punë më opinionista e gazetarë, po lë ta paditsin Presidenten për deklarim të rrejshëm!?

 

 

 

Komento: