
Një debat ka ndodhur në studion e “Adresës” në mes të komentatorit politik Halil Matoshi dhe deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi.
Ky debat ka ndodhur si rrjedhojë e shkuarjes në Kuvend pas mesnatës, raporton Gazeta10
Komentatori politik Halil Matoshi e pyeti Rrustemin e VV-së se cila ishte urgjenca me shku në Kuvend në 12 ora të natës?
“Prej 2011 kanë fjetë e erdh në 12 të natës me votu, bonu korrekt me publikun jo me neve, e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës me e marrë një përgjigje”, tha Matoshi.
Derisa deputeti i VV-së, iu përgjigj se amandamentet nuk ishin propozimet tona.
“Amandamentet nuk ishin propozimet tona, amandamentet ishin propozuar nga presidentja dhe në këto rrethana në ato orë të vona e të fundit të datës së 30 për tu zgjedhur presidenti edhe në kontekst të rrethanave të cilave je, nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë”, tha Rrustemi.
Gazetari Arben Ahmeti e pyeti deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi se me këtë a shpresuat se do të zgjidhej problemi?
Ky i fundit e quajti shkuarjen në Kuvend në 12 të natës si kontribut politik në funksionim të zgjedhjes së ngërçit politik.
“Ishte kontribut i yni politik në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik, por nuk ishte iniciativë e jonja”, u përgjigj Adnan Rrustemi.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10