Matoshi: Tash vjen Grenell dhe e tregon kursin e Zyrës Ovale për Prishtinën, si shtet nuk jemi keq, si lidership po

10:08 | 05 Mars 2025
matoshi:-tash-vjen-grenell-dhe-e-tregon-kursin-e-zyres-ovale-per-prishtinen,-si-shtet-nuk-jemi-keq,-si-lidership-po


Analisti poltik, Halil Matoshi, për FrontOnline, thotë se Kosova është në izolim nga BE dhe SHBA.

Duke folur për situatën e fundit dhe vendimeve të Administratës së Presidentit Donald Trump, thotë se Kosova po trajtohet vetëm si zonë sigurie e NATO-s dhe se në aspektin diplomatik nuk është duke u marrë askush me të.

‘’Kosova është në izolim nga BE dhe ShBA. Askush s’merret me të në aspektin diplomatik. Po trajtohet vetëm si zonë sigurie e NATO-s, pra aktualusht vetëm si zonë ushtarake’’ thotë ai.

Matoshi, thotë se së shpejti do të vije në Kosovës, emisari amerikan, Richard Grenell, i cili sipas tij do ta tregoj kursin e Zyrës Ovale karshi Kosovës.

‘’Shpejt vjen Ric Grenell e i tregon Prishtinës zyrtare cili është kursi i Zyrës ovale karshi saj!’’ shprehet ai.

Analisti politik, potencon se si shtet nuk qëndrojmë keq në raport me SHBA-në, por si lidership po.

‘’Nuk mendoj se jemi aq keq si shtet. Si lidership po’’ u shpreh ai.

Komento: