Matoshi thotë se Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit pasi tha “Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri”

17:38 | 16 November 2024
matoshi-thote-se-amir-rrahmanit-duhet-t’i-merret-shiriti-i-kapitenit-pasi-tha-“kosova-eshte-kosove,-ose-kosova-eshte-shqiperi”

Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë nga tifozët rumunë në drejtim të lojtarëve. Loja është mbyllur pas disa minutave zgjatje pa Kosovën në fushë, dhe UEFA pritet të marrë vendim për epilogun final të ndeshjes.

Për atë se çfarë ka ndodhur në fushë ka dhënë sqarime në konferencë edhe kapiteni i komëbtare, Amir Rrahmani, i cili ka përmendur thirrjet e tifozëve rumunë se “Kosova është Serbi’. Rrahman ka thënë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri dhe këtu përfundon gjithçka.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e analistit dhe shkrimtarit Halil Matoshi, i cili e ka listuar si një prej tri argumenteve se pse Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të skuadrës. Sipas Matoshit një deklaratë e tillë ngjajnë njëjtë me deklaratën e Liburn Aliut dhe “Kosova është projekt i përkohshëm”.

Postimi i plotë i Matoshit:

Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares!

1.

Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?

Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?

Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?

2.

Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?

A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre?) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?

A e di ai se kapiten i kombëtarës shqiptare âsht Berat Xhimshiti dhe Shqipnia âsht shtet sovran – konkurrent i Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve?

3.

Në kombëtaren e Kosovës nuk ka edukim bazik – edhe vet Agim Ademi e stafi – tue mènu se me deklaru se Kosova âsht Shqipni bâhen ma shqiptarë patrita se të tjerët, e kanë bâ të kundërten, ata me këtë akt bizar e kanë tradhtue misionin e tyne: Përfaqësimin e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve!

Folklorista t’humbun në kohë e hapsinë: Vendi që përfaqësoni nuk âsht nji popull pa Atdhe e shtet por shtet/komb, i vullnetit politik me territor qartë të definuet, popullsi permanente, qeveri qendrore të njohtun nga 115 qeveri kombëtare dhe aftësi të dëshmuet me hy në mardhanie bilaterale me kombet tjera veç e veç dhe multilaterale me korpusin e kombeve, siç janë organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA!

P.S.

Kosova me folklorizmin dhe konfuzionin e kapitenit të saj se “Kosova âsht Shqipni”, pavetëdijshëm e legjitmon para nji pjese të rumunëve (dhe kundërshtarëve të Republikës së Kosovës) thirrjen politikisht anmiqsore “Kosova âsht Serbi”!?

Por kjo nuk âsht thirrje raciste!

Kjo âsht thirrje mohuese e kombit kundër të cilit luen!?

Zyrtarisht e palejueshme me rregullat e UEFAs!

Rrahmanit âsht dasht me iu marrë shiriti i kapitenit mas dy minutave, kur dha atë deklaratë injorante dhe të damshme për prestigjin e Republikës në botë.

Komento: