Matoshi vjen me një reagim të ‘ashpër’ ndaj Isa Mustafës

17:27 | 02 April 2019

Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka bërë një reagim ndaj Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Mustafa më herët komentoi një raport të Bankës Botërore dhe, sipas tij, Kosova ka humbur 17 mijë vendeve të punës për një vit.

Këshilltari Haradinaj pretendon se ish-kryeministri po tenton të manipulojë publikun sepse, sipas tij, nuk është rritur papunësia gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Nga e nxjerr Isa Mustafa konstruktin për humbjen e 17 mijë vendeve të punës më 2018?

Pretendimi i liderit të LDK-së Isa Mustafa se gjatë vitit 2018 janë humbur 17 mijë vende të reja pune është manipulim i publikut sepse kjo nuk buron nga Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është publikuar sot.

Duke e vlerësuar deklaratën e liderit të LDK-së Mustafa se është lajm i mirë që Kosova vazhdon të kryesojë në rajon për rritjen ekonomike, duhet theksuar se lajmi i mirë për rritjen ekonomike nuk po i përputhet me lajmet – sipas tij të këqija – që kinse në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte!???

Këtu ka diçka që nuk shkon.

Si është e mundur të konstatohet nga Banka Botërore rritja ekonomike në Kosovë më e madhja në rajon dhe njëherit po sipas raportit në fjalë paska ndodhur zvogëlim i vendeve të reja të punës dhe rënie të investimeve të huaja direkte?

Në bazë të Anketëd së publikuar sot (2 prill 2019) nga ASK rezulton se krahasuar me vitin 2017 (Qeveria Mustafa) kur shkalla e papunësisë ishte 30.5 % kurse në vitin 2018 (Qeveria Haradinaj) është 29.6 që dmth është nje gjendje stabile, me një ulje të shkallës së papunësisë prej rreth 1 %.

Komento: