Matoshi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, Kurti është në zor të madh

22:50 | 28 Maj 2024
matoshi:-zgjedhjet-nuk-jane-zgjidhje,-kurti-eshte-ne-zor-te-madh


Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi, thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe se kjo është përpjekje që kryeministri Albin Kurti me shpëtuar fytyrën e tij nga dështimet.

‘’Kosova është në një momentum kur zgjedhjet nuk japin zgjidhje. Kryeministri Kurti nën presion ndërkombëtar përpiqet të manovrojë për ta ruajtur fytyrën’’ , thekson ai.

Matoshi deklaron se Kurti është në zor të madh ‘’Ai është në zor të madh!’’

Tutje, sipas tij dëmi që ka shkaktuar Kurti, po prodhon tema si zgjedhjet për të mbuluar dështimin e tij.

 ‘’Dëmi është bërë (ftohje me aleatët dhe mosanëtarësimi në KiE) dhe pushteti i papërgjegjshëm prodhon tema si zgjedhjet e parakohshme, për të mbuluar dështimin epik në arenën Ndërkombëtare! Kosova duhet të dijë saktë e kujt është përgjegjësia!’’ përfundon Matoshi për FrontOnline.

Komento: