Maurizio Sarri rikthehet te klubi i madh në Serie A

10:44 | 19 Janar 2021

Nuk zgjati shumë: Maurizio Sarri rikthehet në Serie A.

Maurizio Sarri gati ta marrë drejtimin e gjigantit italian.

Maurizio Sarri u shkarkua nga Juventusi në muajin Gusht pas eleminimit nga Lyoni, mirëpo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë si i pa punë.

Sipas raportimeve të fundit, Roma mund ta emërojë Sarrin për trajner, pasiqë Giallorosët nuk janë të kënaqur me rezultatet e Fonescas.

Roma u turpërua nga Lazio me rezultatin 3-0 në derbin e madh dhe drejtuesit janë duke e konsideruar shkarkimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Calcio Mercato, që shkruan se Sarri është i gatshëm ta marrë drejtimin e skuadrës.

Komento: