Max Verstappen shpallet për herë të dytë radhazi kampion i botës në Formula 1.
Kjo është hera e dytë radhazi që Verstappen e arrin këtë sukses, shkruan Express.
Pas garës, ai u shpreh shumë i lumtur, ndonëse ende nuk e kishte kuptuar se ishte shpallur kampion.
“Jam shumë i lumtur që arritëm në garë në fund. Binte shi i madh, për fat kemi bërë mjaft xhiro. Jam shumë i kënaqur që fitova këtu. Por edhe i lumtur për të parë tifozët. Shumë i lumtur që mund të garojmë këtu”, tha ai.
Duke dhënë intervistë, atij iu shfaq në ekran se ishte shpallur kampion për 2022 në F1.