
Shpend Maxhuni, ish-shef i AKI-së është kthyer sërish në Polici.
Maxhuni i cili dikur ishte Drejtor i Përgjithshëm e Policisë së Kosovës, tani në këtë institucion do të punojë si këshilltar i drejtorit aktual.
Maxhuni i cili ka gradën kolonel, do të jetë këshilltar Operacional i Drejtorit të Përgjithshëm, Rashit Qalaj.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Po, i njëjti është kthyer në PK, në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, ka thënë Kelani.
Maxhuni kishte dhënë dorëheqje nga AKI në nëntor të këtij viti.
Dorëheqja e tij u tha se erdhi për arsye të disa problemeve shëndetësore.