Maxhuni rikthehet në Polici, kjo është pozita e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Maxhuni rikthehet në Polici, kjo është pozita e tij

20:53 | 24 Dhjetor 2019

Shpend Maxhuni, ish-shef i AKI-së është kthyer sërish në Polici.

Maxhuni i cili dikur ishte Drejtor i Përgjithshëm e Policisë së Kosovës, tani në këtë institucion do të punojë si këshilltar i drejtorit aktual.

Maxhuni i cili ka gradën kolonel, do të jetë këshilltar Operacional i Drejtorit të Përgjithshëm, Rashit Qalaj.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Po, i njëjti është kthyer në PK, në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, ka thënë Kelani.

Maxhuni kishte dhënë dorëheqje nga AKI në nëntor të këtij viti.

Dorëheqja e tij u tha se erdhi për arsye të disa problemeve shëndetësore.

Komento: