Mazreku: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa normalizim të raporteve me Kosovën

16:00 | 15 Qershor 2024
mazreku:-serbia-nuk-mund-te-anetaresohet-ne-be-pa-normalizim-te-raporteve-me-kosoven


Avni Mazreku njohës i çështjeve evropiane thotë për “Front Online” nuk mundet Serbia me qenë pjesë e BE-së pa e njohur Kosovën në qoftëse merret parasysh se si merren vendimet e BE.

Ndërsa, Mazreku thekson po ashtu se vend anëtar nuk mund të bëhet Kosova asnjëherë përderisa nuk e kanë njohur të gjitha shtetet.

Nuk mundet Serbia me qenë pjesë e BE-së pa e njohur Kosovën në qoftëse e marrim parasysh se si merren vendimet e BE. Asnjëri nga shtetet anëtare në BE nuk e konteston pavarësimin e Serbisë duke e njohur si shtetin anëtar të BE-së, në aspektin formal juridik Serbia mund të bëhet vend anëtare nga procesi se si merren vendimet në BE, ndërsa vend anëtar nuk mund të bëhet Kosova asnjëherë përderisa nuk e kanë njohur të gjitha shtetet“, tha ai.

Mazreku shpjegon se nëse vendet anëtare të BE-së vendosin kriter që është në fakt njohja në mënyrë indirekte, nëse nuk ndryshon ky kriter, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE.

“Nëse vendet anëtare të BE-së vendosin kriter që është në fakt njohja në mënyrë indirekte, nëse nuk ndryshon ky kriter, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE. Nga aspekti i vendimmarrjes së BE-së, asnjëri nga shtetet anëtare nuk e konteston njohjen e Serbisë. Një shtet nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur të gjitha shtetet anëtare”, tha ai.

Ai tutje thekson se kapitujt e BE-së për anëtarësim të vendeve të reja, ku në raportin me Serbinë përfshihet kapitulli i 35-të, që është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Në 35 kapitujt që janë për anëtarësim në BE është kapitulli 35-të që quhet “të tjera” apo “të ndryshme” i jep të drejtë BE-së për të vendosur kritere, në këtë rast një nga kriteret që është vendosur për Serbinë të kapitullit 35-të është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Kjo nënkupton njohjen e Kosovës, se stabilizim nuk mund të ketë të një shteti që aspiron me pas brenda vetës një territor tjetër”, tha Mazreku.

Komento: