
Sot u zhvilluan me sukses garat komunale të organizuara nga SHPSR “Krapi”, të cilat u mbajtën në Liqenin e Badovcit, duke mbledhur një numër të madh garuesish nga kategori të ndryshme, shkruan Gazeta 10.
Garat filluan herët në mëngjes, ku seniorët u paraqitën në ora 07:00, ndërsa më vonë, nga ora 09:00, garës iu bashkuan edhe kategoritë tjera: juniorët, pionerët, femrat dhe personat me aftësi të veçanta.
Atmosfera ishte mjaft pozitive dhe konkurruese, me pjesëmarrës që treguan përgatitje dhe pasion për sportin e peshkimit. Në fund të garës, më të mirët u shpërblyen me kupa dhe mirënjohje për arritjet e tyre.
Organizatorët nga SHPSR “Krapi” u shprehën të kënaqur me mbarëvajtjen e aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e promovimit të sportit dhe përfshirjes së të gjitha kategorive në aktivitete të tilla sportive.
Kjo ngjarje sportive shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe masivizimin e peshkimit sportiv në nivel komunal.
Kujtojmë se në këtë garë morën pjesë edhe djali i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës dhe djali i kryetarit të organizatës SHPSR “Krapi”./Gazeta 10
