Mbahen zgjedhjet për president në Malin e Zi

09:42 | 19 March 2023

Mali i Zi voton për president.

Sot po mbahen zgjedhjet për president të Malit të Zi, në të cilat të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë.

Në zgjedhje marrin pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq, Frontit Demokratik Andrija Mandiq, Demokrati Aleksa Beçiq dhe ai nga “Mali i Zi i Bashkuar” Goran Daniloviq.

Kandidatët për president përfshijnë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Raduloviq.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme do të zgjidhet President i Malit të Zi.

Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill.

Deri më tani presidentë të Malit të Zi ishin Momir Bullatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq.

Presidenti atje zgjidhet për pesë vjet.

Komento: