Mbahet Akademi Komemorative për Skënder Gashin

15:23 | 28 June 2019

Akademikë, profesorë, ministra e shumë miq kanë marrë pjesë në akademinë komemorative që Instituti Albanalogjik ka organizuar në nderim të figurës së prof. dr. Skender Gashit.

Gashi i cili ndërroi jetë ditën e enjte në Vjenë, kishte nisur punën e parë të tij, pikërisht në Institutin Albanalogjik të Kosovës.

Drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi tha se profesori Skënder Gashi ka dhënë një kontribut të madh në këtë institut duke theksuar se ikja e tij nga jeta ka lënë zbrazëti të madhe.
I pranishëm në këtë akademi ishte edhe Zv.kryeministri Behgjet Pacolli i cili duke ngushëlluar familjen Gashi, ka thënë se Kosova ka humbur një njëri të madh.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, i cili njëherë është djali i profesorit të ndjerë ka falenderuar të gjithë për kujdesin dhe fjalët e mira.

Gashi ka thënë se për shkak të procedurave ende nuk e kanë caktuar kohën e varrimit të profesorit, por se për këtë do të njoftohen me kohë.

Skender Gashi ka ndëruar jetë në moshën 74 vjeçare.

Komento: