Mbahet takimi i Komitetit të Këshillit të Evropës, Kosova nuk është në agjendë

09:27 | 20 Maj 2022

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, sot mban takimin për këtë vit. Në këtë takim, siç kanë njoftuar zëdhënës nga Këshilli i Evropës, aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk është në agjendë. Nëse sot nuk trajtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë deri në maj të vitit të ardhshëm, pasi Komiteti i Ministrave mblidhet vetëm një herë në vit.

Kosova, ditë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky proces mund të zgjas por ajo thotë se vendi ynë ka hyrë i përgatitur në këtë rrugë.

“Këshilli i Europës është një prej institucioneve më të rëndësishme evropiane dhe Kosova është shteti i vetëm i cili ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës dhe prandaj është shumë e rëndësishme që sot kemi filluar një proces. E theksoj se sot e kemi filluar një sukses i cili natyrisht se do të zgjasë derisa të arrijmë në përfundimin që duam”, tha Gërvalla.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier dje tha se shteti i Kosovës ka parashtruar argumente mjaft të forta se vlerat e tyre janë në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës.

“Nuk mund të them se çfarë do të vendosë Qeveria e Kosovës, por ne e kemi shumë të qartë se Kosova është një vend sovran dhe mund të marrë vendimet e veta sovrane lidhur me qëllimet dhe prioritetet e politikës së jashtme dhe Kosova ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Kosovës. Evropës dhe ata parashtruan argumente mjaft të forta se vlerat e tyre janë në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës. Si çështje politike, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur dhe kanë mbështetur integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës”, ka thënë Hovenier.

Komento: