
Inter ka mbajtur dy takime sot për të diskutuar transferimin e mundshëm të yllit të Sassuolo, Stefano Sensi.
Calciomercato.com raporton se Inter për herë të parë u takua me shefin ekzekutiv të Sassuolo, Giovanni Carnevali dhe më vonë me agjentin e Sensit, Beppe Riso, ndërsa Sport Mediaset zbulojnë që Nerazzurët po përpiqen të bëjnë një marrëveshje, përcjell ORAinfo.

“Interi nuk është i vetmi klub i interesuar në Sensi. Ne kemi pasur shumë pyetje për të, por ne duhet t’i konsiderojmë të gjitha para se të pranojmë ta shesim atë, “u tha Carnevali gazetarëve.
Milan duket të jetë në frontin e radhës për italianit, por ata nuk janë në gjendje të përputhen me vlerësimin e Neroverdi-t./ORAinfo/