Mbajtja e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë me njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë

17:33 | 02 Maj 2024
mbajtja-e-provimit-te-jurisprudences,-ministria-e-drejtesise-me-njoftim-te-rendesishem-per-juristet-e-rijne

Ministria e Drejtësisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë lidhur me mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës.

MD-ja ka caktuar ditën dhe kohën e mbajtjes së provimet nga lëmia e së drejtës penale si dhe civile.

“Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës për afatin Prill 2024, se pjesa e Provimit të Jurisprudencës me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:
Lënda: E Drejta Penale do të mbahet më datë 25 Maj 2024 (e shtunë) me fillim në ora 10:00, provimi do të zgjasë katër (4) orë.
Lënda: E Drejta Civile do të mbahet më datë 26 Maj 2024 (e diele ) me fillim në ora 10:00, provimi do të zgjasë katër (4) orë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komento: