Me 19 maj do të mbahet zgjedhjet në Veri të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë se në rrethana normale mbajtja e zgjedhjeve çdo herë është lajm i mirë.
Por kjo nuk vlen sipas tij edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Rashiq ka deklaruar në Info Magazine se shpallja e këtyre zgjedhjeve për këto komuna nuk është ide e mirë në këtë kohë.
“Në këto rrethana dhe paqartësi dhe periudhë komplekse nuk konsideroj se është ide e mirë. Nuk është ide e mirë duke ditur parakushtet të kësaj periudhe ku nuk ka pas konsulta dhe bashkëpunim. Shpallja ka ndodhur brenda natës”, ka pohuar Rashiq.
“Më ka befasuar vendimi. Presidenti ka shpall zgjedhjet dhe një e vërtetë e madhe se janë befasi pasi për këtë mungojnë deklaratat e krerëve të institucioneve, si Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe të tjerëve. Edhe ata janë të befasuar me vendimin e Presidentit. Çdo veprim qe sjell situatën në nivel më të keq nuk konsideroj se është në dobi. E shoh që shpallja e zgjedhjeve në këtë moment duhet më së paku”.
“Rritja e tensioneve është bërë e përditshme. Çdo politikan me deklarata të pabalancuara mund të bëjë nxitje të tensioneve ose të urrejtjes. Në zgjedhje na vlon gjaku, bëhen dallime me grupacioneve. Kjo mund të reflektojë në mënyrë të keqe. Mbajtja e zgjedhje është e rrezikshme me situatën që kemi sot”.
Sipas Rashiq, Lista Serbe është duke bërë dëme të cilat sipas tij nuk do të mund të riparohen në 15 vitet e ardhshme.
Ai ka theksuar se prej tyre përdoret një fjalor që krijon presione dhe shton se kjo gjuhë është bërë traditë.